Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Përgjigja që i dha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z. Efstratios Eftimiou,pyetjes së një gazetari mbi ekspozimin e një banderole me përmbajtje provokative në ndeshjen e futbollit Zvicër – Shqipëri

Përgjigja që i dha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z. Efstratios Eftimiou,pyetjes së një gazetari mbi ekspozimin e një banderole me përmbajtje provokative në ndeshjen e futbollit Zvicër – Shqipëri

Saturday, 11 June 2016

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Efstratios Efthimiou, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me ekspozimin e një banderole me përmbajtje provokuese gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Zvicër, deklaroi sa më poshtë:

‘’Ekspozimi i banderolës me përmbajtje provokuese  dhe sfiduese gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri – Zvicër, përbën një veprim arrogant. Ky provokim  në mënyrë evidente shkel rregulloren e UEFA-s, e cila është përgjegjëse për evitimin e ekspozimit të parrullave me përmbatje provokuese, dhe e cila duhet të marrë masa të menjëhershme  për dënimin e personave përgjegjës.

Qeveria Greke është duke bërë ndërkohë demarshe të rrepta proteste në drejtim të UEFA- s si dhe të organizatorëve Francezë, prej të cilëve presim sqarime për faktin se përse, megjithë masat e përfocuara të sigurisë, nuk u parandalua futja në stadium e kësaj banderole provokuese. Demarshe bëhen gjithashtu edhe në drejtim të Qeverisë Shqiptare, prej së cilës presim që të dënojë  këtë veprim provokativ dhe të papranueshëm.

Është mëse e qartë se këto veprime provokuese bëhen prej qarqeve margjinale  që janë të pakënaqur prej afrimit midis Greqisë dhe Shqipërisë  dhe prej pranimit zyrtarisht nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë,  se nuk ekziston asnjë çështje  Çamërie.