Përshëndetja e Zëvendësministrit të Jashtëm z. Terens Kuik, me rastin e Përvjetorit të 28 Tetorit 1940
28 Tetori i vitit 1940 përbën një pikë kulmore në historinë e re të kombit tonë, nga njëra anë, për vetë këmbënguljen e një populli për të luftuar deri në fund për të drejtat e kombit dhe nga ana tjetër, për unitetin e Grekëve në luftën për një botë më të ndriçuar nga vlerat e qytetërimit klasik dhe jo të zhytur në terrin e urrejtjes dhe të totalitarizmit.
Dhe kjo luftë u kurorëzua me sukses , sepse Grekët dispononin dhe disponojnë lartësi shpirti, kujtesë historike dhe besnikëri ndaj çdo gjëje të shenjtë.
Helenizmi i diasporës, qëndroi si gjithmonë, në krah të atdheut. Grekët u rreshtuan në ushtritë aleate dhe luftuan për idealet e lirisë. Njerëz patriotë erdhën në atdhe dhe u inkuadruan si vullnetarë për të luftuar nën flamurin Grek, ndërsa në vazhdim shkuan në Lindjen e Mesme dhe luftuan gjatë gjithë periudhës që zgjati lufta e dytë botërore. Në fund të luftës u kthyen në vendet e tyre për jetuar si Grekë homogjenë dhe për t’i shërbyer çështjes së përbashkët të Helenizmit të përbotshëm. Edhe në ditët e sotme, Grekët kudo që jetojnë, nëpërmjet prezencës dhe veprimtarisë së tyre të organizuar, funksionojnë si katalizator dhe si një bazë solide për krijimin e një atmosfere solidariteti dhe uniteti kombëtar.