Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Plazhet greke fitojnë 408 “flamuj blu”

Plazhet greke fitojnë 408 “flamuj blu”

Monday, 12 May 2014

Plazhet greke fitojnë 408 “flamuj blu”Greqisë i janë dhënë 408 flamuj blu këtë vit për plazhet e veta, siç bëri të ditur Shoqata helenike për Mbrojtjen e Natyrës. Me 3.372 plazhe që kanë marrë çmime ndërkombëtare, Greqia renditet e dyta mes 51 shteteve.

Flamujt Blu janë dhënë mbi bazën e një disa kritereve, përfshirë pastërtinë e vijës bregdetare dhe të detit, organizimin, informacionin që orfojnë , sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit bregdetar

Përafërsisht 94 për qind e ujërave të notueshme të Greqisë janë klasifikuar si "të shkëlqyera" në aspektin e cilësisë, ndërsa praktikisht të gjithë ( 99.8 për qind) ishin të përshtatshëm për not , sipas Raportit Kombëtar për vlerësimin e cilësisë së plazheve të vendit për vitin 2013.

Ministri alternat i Mjedisit, Nikos Tagaras deklaroi se "deti dhe brigjet tona janë një avantazh krahasues kompetitiv për vendin”, duke shtuar se “cilësia e tyre është tani duke u konfirmuar shkencërisht në prag të sezonit veror”.

Ministri gjithashtu ka thënë se “është një obligim i vazhdueshëm i të gjithë neve, si shtet dhe qytetarë, për të mbrojtur thesarin tonë të çmuar të detit”.

ANA-MPA