Prezantimi i aktiviteteve për ditën nderkombëtare të muzikës
Aktivitetet për Ditën Nderkombëtare të Muzikës paraqitën gjatë një konference për shtyp në Qendrën Kulturore të Bashkisë së Tiranës TEN, ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Christine Moro, Ambasadori Grek në Tiranë z. Leonidas Rokanas dhe Zëvendës Kryetari i Bashkisë Enno Bozdo.
Ambasadori grek z. Leonidas Rokanas foli për pjesëmarrjen e Greqisë në këtë aktivitet me 62 muzikant të orkestrës filarmonike “Sinarades” nga Korfuzit, duke nënvizuar traditën e pasur muzikore të ishujve të detit Jon me ndikim të madh nga Italia dhe Britania.
Ambasadorja franceze u shpreh se kjo festë zhvillohet çdo vit nën kujdesjen e Ambasadës Franceze, dhe përfshin aktivitete në më shume se 100 vende në gjith botën, iniciator i së cilës ishte Ministri Francez i Kulturës, Jack Lang që prej vitit 1982.