Rëndësia e marrëdhënieve Greko – Shqiptare për rajonin dhe për Europën
Ju
falenderoj shumë për ftesën. Ju falënderoj edhe për fjalët e mira që u
thanë këtu. Falënderoj çdo Shqiptar dhe Shqiptare, të cilët, me punën e
tyre, me miqësinë, me prezencën e tyre në Greqi, kontribuojnë në
zhvillimin e vendit tim, me lidhjet e tyre familjare dhe kontaktet e
përditshme, sjellin më afër dy vendet tona. Falënderoj personalisht çdo
student dhe studente me origjinë nga Shqipëria që ka ndjekur leksionet
dhe seminaret e mia dhe sot janë të sukseshëm në atdheun e tyre. Jam
krenar për ata studentë dhe ato studente. Në Greqi jetojnë 700 mijë
Shqiptarë, 140 mijë prej tyre kanë marrë nënshtetësinë greke. Pothuajse 7
mijë janë tashmë vetë sipërmarrës. Dëshëroj të nënvizoj edhe nga kjo
foltore, se sa me fat jemi ne, Grekët, që vala e parë e emigrantëve
ekonomikë, vinte prej vendit tuaj. Njerëz të qetë, familjarë, plot
mirësi, punëdashës, me dëshirë për dije. Pa fanatizëm dhe ekstremizëm.
Njerëz që gjetën një jetë të mirë dhe të koordinuar, ndërkohë që
ndihmuan në mënyrë vendimtare atdheun e tyre. Të integruar në shoqërinë
greke si askush tjetër që vinte prej vendeve të treta. Ata përbëjnë një
urë mirëkuptimi reciprok.
Greqia dhe Shqipëria: një histori e
gjatë marrëdhëniesh, brengash, shpresash, momentesh gëzimi por edhe
vështirësish. Jemi këtu që të kontribuojmë për forcimin e energjive
pozitive midis dy vendeve. Dëshërojmë, jemi të detyruar, do të
përpiqemi, do t’ja dalim që t’i shndërrojmë marrëdhëniet tona në model,
në favor dhe të vetë Europës.
Në këto marrëdhëniet tona, ekziston
një urë e madhe që na lidh: Minoriteti autokton Grek në Shqipëri.
Njerëz me një nivel të lartë kulturor. Me besnikëri ndaj vendit qytetarë
të të cilit janë, por edhe me dashuri për Greqinë. Të drejtat e tyre
përbëjnë imperativ historik dhe përspektivë europiane.
Ura e
tretë lidhëse është Kisha e Krishterë Orthodhokse e Shqipërisë, e cila
ka në krye të saj një njeri të mençur dhe human, Kryepeshkopin z.
Anastas.
Jetojmë në një epokë e cila nga një anë është e mbushur
me rreziqe dhe pasiguri, por nga ana tjetër është plot shpresa, mundësi
dhe përspektiva.
Sot, rajoni i Europës Juglindore është bllokuar
në një trekëndësh paqëndrueshmërie, midis tre rajoneve konflikti,
Ukrainës, Libisë, Lindjes së Mesme, veçanërisht Sirisë dhe Irakut. Prej
kulmeve të këtij trekëndëshi emetohen valë destabilizimi. Duke zhvilluar
bashkëpunimin në rajonin tonë, e kemi për detyrë të pengojmë tendenca
të tilla. Të garantojmë valë stabiliteti të emetuara prej nesh drejt të
gjitha brinjëve të trekëndëshit. Të veprojmë pozitivisht.
Në këtë
kuadër ne forcojmë bashkëpunimin dypalësh të dy shteteve tona, të
Shqipërisë dhe të Greqisë. Në rajon, ne mbështesim SEECP, presidencën e
së cilës e ushtroi vjet me sukses Shqipëria dhe sivjet po e ushtron
Bullgaria. Krijojmë institucione të reja, siç është takimi katërpalësh
midis Bullgarisë, IRJM, Shqipërisë dhe Greqisë, që hapi siparin në nivel
Ministrash të Jashtëm sivjet në Prill në Selanik.
Gjatë viteve
nëntëdhjetë i gjithë rajoni ynë ishte orientuar drejt zhvillimit prej
fillimit të marrëdhënieve të veta, pas shëmbjes të atij sistemi që
njihej si socializmi real. Roli i kompanive greke në avancimin e një
ekonomie sociale tregu, ishte vendimtar. Edhe më vendimtare ishte
prezenca e Greqisë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 21të, gjatë
të cilit u hap dhe po materializohet tashmë rruga euro-atlantike e
Europës Juglindore. Para 20 vjetësh, vetëm Greqia ishte vend anëtar i
NATO-s dhe i BE-se. Sot pesë shtete ( Greqia, Bullgaria, Kroacia,
Sllovenia dhe Rumania) të rajonit janë anëtare të BE-së, dhe gjashtë
shtete (plus Shqipërinë dhe në të ardhmen shumë të afërt dhe Mali i Zi)
janë anëtarë të NATO-s. Ne mbështesim së bashku integrimin e të gjitha
shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, në një BE të demokratizuar.
Ajo
që ka përparësi sot është që të koordinohen planet e dhjetëvjeçarëve
paraardhës. Objektivi është i dyfishtë: forcim i marrëdhënieve tona
dypalëshe dhe njëkohësisht, krijimi i rrjeteve të mëdha
infrastrukturore, forcim i marrëdhënieve ekonomiko-sociale midis të
gjitha shteteve të rajonit. Forcimi i marrëdhënieve tona do të lehtësojë
ecurinë europiane të rajonit, dhe në përspektivë, prezencën e tij të
fuqizuar nëpër institucionet dhe politikat e BE-së. Në këtë kuadër, para
10 ditësh filluam së bashku me Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë një
bashkëpunim informal por të qëndrueshëm të katër shteteve anëtare të
BE-së në rajon.
Përspektiva europiane e Shqipërisë, vetë
europianizimi i elitave shoqërore, gëzon mbështetjen tonë të plotë dhe
të gjithanshme. Realizimi i pesë objektivave europiane që i janë
vendosur Shqipërisë, do të ndihmojë në avancimin e reformave të
brëndshme në vend por dhe do t’i sjellë më afër dy vendet tona. Greqia,
një prej anëtareve më të hershme të BE-së, zotëron eksperiencën dhe
ekspertizën mbi proçedurat dhe ‘’anët e çuditshme‘’ të BE-së, dhe në çdo
moment është e gatshme të ndihmojë për çdo kërkesë nga ana e Shqipërisë
mike.
Njëkohësisht, ne dëshërojmë që të mos i lëmë të
pazgjidhura probleme të vjetra, të cilët do të krijonin vështirësi në
ecurinë europiane të Shqipërisë. Dëshërojmë që ato të zgjidhen sa më
shpejt që të jetë e mundur, me dialog, me pjekuri, me mirëkuptim dhe në
mënyrë racionale.
Bashkimi Europian është një sistem i së
drejtës, një sistem që udhëhiqet nga e drejta dhe ligji, by the rule of
law. Funksionon në bazë të rregullave. E kemi mbrujtur me kulturën e
dialogut dhe të respektit reciprok, me kulturën e konsensusit dhe të
kompromiseve pozitive. Pikërisht kjo kulturë duhet që të përhapet në të
gjithë Ballkanin perëndimor. Dhe që të arrihet kjo, do të duhet që ne,
Shqipëria dhe Greqia, të japim shëmbullin pozitiv për të gjithë rajonin.
Nën këtë frymë ne dëshërojmë që të kapërcejmë keqkuptimet dhe konceptet
ekstremiste (shoviniste apo neonacionaliste). Po synojmë zgjidhjen e
problemeve të vjetra dhe shfrytëzimin e shanseve të reja. Synojmë
ecurinë e përbashkët përpara.
Ecuria drejt Europës nuk ka të bëjë
vetëm me Shqipërinë dhe nuk i referohet vetëm Ballkanit Perëndimor. Ka
të bëjë veçanërisht me atë që e quajmë faktor shqiptar në terësinë e
vet. Ashtu si gjermanishtfolësit e shekullit të 20të, edhe Shqiptarët
janë të organizuar kryesisht në dy shtete dhe kanë një pozicion të
veçantë në një shtet të tretë,(të parët në Gjermani, në Austri dhe në
kantonet e Zvicrës, të dytët në Shqipëri, në Kosovë dhe Shqiptarët në
IRJM). Rruga europiane është rruga që do të drejtojë bashkëjetesën
institucionale të të gjithë Shqiptarëve të këtyre shteteve. Me
Shqiptarët e IRJM kemi marrëdhënie dhe dialog shumë të mirë. Gjithashtu,
për herë të parë gjatë qeverisjes sonë, ne filluam një dialog esencial
dhe bashkëpunim me Kosovën.
Vendi i vetëm anëtar i NATO-s në
Ballkanin Perëndimor, është Shqipëria. Është një shtyllë stabiliteti për
këtë rajon. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë në kuadër të NATO-s
por edhe në rrafshin dypalësh, përsa u përket çështjeve të sigurisë dhe
të stabilitetit, ka dhënë indiciet e para pozitive. Kërkohet që ky
bashkëpunim të bëhet edhe më intensiv dhe më i shpeshtë, në favor të të
gjithë rajonit.
Do të dëshëroja të bëja edhe vërejtjen e
mëposhtme: megjithë krizën që ka goditur ekonominë greke, me pasoja për
të gjithë shoqërinë tonë, Greqia mbetet duke ruajtur distancën, si vendi
më i fuqishëm i rajonit. Disponon avantazhe thelbësorë. Nuk është vetëm
Prodhimi i Brëndshëm i saj Bruto që, megjithë tkurrjen në masën 25%
prej krizës, është pesë herë më i madh se ai i Bullgarisë dhe dhjetë
herë më i madh se ai i Shqipërisë. Është pjesëmarrja e saj në të gjitha
institucionet perëndimore. Është ekspertiza që zotëron, janë kapacitetet
dhe aftësitë (Capacities and Capabilities) që ajo disponon.
Nga
ana tjetër, Shqipëria është vend me rol të rendësishëm në rajon.
Veçanërisht në Ballkanin Perendimor roli i saj është kyç. Ai që quhet
faktori shqiptar është vitet e fundit, më energjiku, më i ri. Nëse
gërshetojmë fuqinë greke me kapacitetin e energjisë shqiptare do të
shumëfishohen mundësitë e të gjithë rajonit. Për këtë është e
rendësishme të arrihet midis nesh zgjidhja e problemeve. Bashkëpunim në
perspektiva.
Kemi për detyrë të zhvillojmë më tej tregëtinë e
ndërsjelltë dhe investimet. Të zbatojmë arritjet evropiane përsa i
përket këtyre të fundit. Të garantojmë funksionalitetin e tyre. Të
zhvillojmë bashkëpunimin tonë ndërkufitar, shoqëror dhe ekonomik.
Bashkëpunimin në sektorë të tillë siç është energjia, TAP-i po përparon,
por edhe siguria në përgjithësi. Në arsim dhe në kulturë.
Stabiliteti
në marrëdhëniet tona dhe zhvillimi pozitiv i tyre, përgjigja racionale
dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare për të gjitha çeshtje që kemi të
hapura, do të tërheq me vete dhe shtetet e tjera të rajonit. Do të
përbëjë shëmbull pozitiv në sjelljet e tyre për të zhvilluar tolerancën
dhe respektin për faktorin ndryshe.
Kërkohet pra, të luftojmë
steriotipet e gabuara dhe negative midis popujve tanë. Steriotipe që
egzistojnë në tekstet shkollore, ose,- më shpesh,- publikohen nga Medjat
e vendeve tona. Përgjithësisht, kemi për detyrë të përpiqemi me qëllim
që politika e jashtme të mos mirret peng i situatave të brendshme dhe aq
më pak të imponohet prej tyre. Përkundrazi, duhet të lëhtësojë
mirëkuptimin ndërmjet dy popujve dhe dy shtetëve.
Çdo bashkëpuni,
ashtu si tangua, kërkon dy partnerë/ valltarë të mirë dhe të
kujdesshëm. Dy që të duan të arrijnë suksesin së bashku dhe jo njeri të
vëprojë në dëm të tjetrit. Dhe kjo është pikërisht dëshira jonë me
Ditmirin.
Të gjitha këto mendime, dhe shumë të tjera që kemi
këmbyer me mikun tim Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mund të
integrohen në një traktat të rinovuar miqësie, bashkëpunimi e sigurie
midis dy vendeve, për të cilin, brenda vitit do të duhet të kemi renë
dakort, të paktën në pikat kryesore. Në këtë traktat do të mund të
përfshihen sektorë të rinj bashkëpunimi, siç është energjia, sektori i
arkeologjisë, qarkullimi i përvojës së teknologisë së përparuar
evropiane. Njëkohësisht të jipet zgjidhje për problem që së bashku biem
dakort se duhen kapërcyer. Duam ta aktualizojmë dhe të pasurojmë
traktatin e miqësisë midis dy vendeve.
Traktati i miqësisë dhe
preambula që do t’i shtojmë atij do të përbëjnë konfirmimin e miqësisë
dhe të gjendjës së jo luftës midis dy shtetëve.
Në këtë
marrëveshje do të parashikohet bashkëpunimi i të dy shtetëve, kështu të
paktën propozon pala jonë, për të mbështetur procesin integrues të
Shqipërisë në BE. Të kërkohen nga palët të gjitha ato zgjidhje teknike
dhe sqarime të ndërsjellta me qëllim që të materializohen marrëveshjet
në fuqi, si edhe thirrja e komisionëve me ekspertë kudo që gjykohet e
nëvojshme.
Personalisht i kushtoj rendsi shumë të madhe kulturës
dhe diplomacisë kulturore. I duam vallet e Shqiptarëve dhe ata i duan
vallet greke. E njejta gjë vlen edhe për muzikën dhe forma të tjera
arti.
Propozoj institucionalizimin nën kujdesin tonë të javëve të
artit shqiptar dhe grek, për muzikën dhe kinematografinë, me qëllim që
të njohim më mirë njeri-tjetrin, por edhe të promovojmë sukseset tona.
Me
këtë menyrë do të ngremë në një nivel më të lartë edhe programin
arsimor të minoritetit autokton grek në vendin tuaj. Në përgjithësi do
të forcohet mësimi i gjuhës greke si gjuhë e huaj në sistemin arsimor të
Shqipërisë. Paralelisht do të ngrihen në një nivel më të lartë studimet
shqiptare e greke në universitetet tona. Do të intensifikohet
bashkëpunimi i tyre. Gjithashtu, studjojmë pozitivisht mësimin e gjuhës
shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë, Në të njëjtin kuadër, do të
kontribuojmë në funksionimin e mirë dhe me rendiment të komisionit të
përbashkët të eksperteve për tekstet shkollore.
Përsa i përket të
drejtave të minoritetit autokton grek, një Shqipëri që shkon drejt
BE-së, shpresoj të veprojë në kohë dhe me inisiativë të saj në zbatim të
atyre që parashikon legjislacioni evropian, ligjet evropiane për
mbrojtjen e të drejtave të saj, pa dallim në të gjithë territorin e
vendit, duke filluar nga të drejtat e saj mbi pronën.
Dhe
përderisa bëhet fjalë për anën ekonomike, me përkrahjen tonë nxitim
Komisionin e Përbashkët Nderministror (KPN) për problemet ekonomike.
Propozuam organizimin dhe të forumit ekonomik të bisnesmenëve nën
kujdesin e dy ministrive tona të jashtme. Ndjekjen dhe materializimin e
programit të veprimit në fushën e turizmit. Të njëjtën gjë edhe për
bujqësinë dhe ujrat, si edhe për transportet. Për të fundit do të
përkrahim, me ndihmën e BE-së, ngritjen e infrastrukturës së domosdoshme
që të përshkojë anën perendimore të Greqisë, Shqipërisë dhe të
Ballkanit tjetër Perendimor. Të sigurojmë në përgjithësi mundësi me të
favorshme investimesh dhe të shfrytëzim –funksionimit të investimeve
egzistuese dhe të veprimit të biznesit.
Lista e veprimtarive dhe
sinergjive të përbashkëta mund dhe duhet të jetë e pafund. Këtu dhash
disa mendime. Të gjitha këto mund, dhe për mendimin tim, kemi detyrimin
për t’i zbatuar. Që të arrihet kjo në mënyrë rezultative, pa ngecur të
dy palet në procedura burokratike, do të duhet të forcojmë akoma më mirë
marrëdhëniet midis dy vendeve në drejtimin që tash kemi si Ministri të
Jashtme. Në shumicën e tyre dërmuese Grekët, kanë mësuar ta respektojnë
Shqipërinë dhe faktorin shqiptar. Nuk rrojmë në kohën e rrezimit të
sistemit të atëhershëm politik. Të emigrimit të shqiptarëve dhe të
mungesës së perspektivës për vendin e tyre. Shqipëria po përparon si një
vend modern evropian dhe duam të jemi përkrah asaj në këtë realitet
zhvillimi. Nuk lëjojmë që të nënvleftësohet fqinji ynë perendimor,
verior. Së bashku do të transformojmë të ardhmën e rajonit. Nga ana
tjetër, nuk do të duhet të harrojë askush në Shqipëri se e ardhmja e saj
lidhet me marrëdhëniet e mira me fqinjin e saj jugor. As të
nënvleftësohen mundësitë dhe instrumentet që disponon Greqia akoma edhe
sot.
Eshte e vërtetë se ka vende më të fuqishme në Evropë dhe në
botë se vendet tona. Por interesimi i tyre për Shqipërinë nuk është i
qëndrueshëm. Nuk përbën përparësi të dorës së parë. Përkundrazi, ne
duam, dëshirojmë dhe punojmë për marrëdhënie barazie, ku nga problemet e
së kaluarës ngrejnë sot miqësi dhe përfitime të përbashkëta për të
ardhmën. Marrëdhënie të forta midis Shqipërisë dhe Greqisë japin forcë
në shtetët dhe shoqëritë tona. Ushqejnë me shpresë popujt tanë.
Kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit.