Rikonfirmohet angazhimi i BE për Ballkanin Perëndimor
Ministrat e jashtëm të BE kanë rikonfirmuar angazhimin e Unionit lidhur me perspektivën inbtegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në ministeralin e mbajtur të enjten në Selanik, ku kanë marrë pjesë edhe shefat e diplomacisë të vendeve të rajonit, është theksuar se zgjerimi është një nga politikat më të suksesshme të BE dhe prandaj duhet të vazhdojë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministrat ballkanas përsëritën nga ana e tyre angazhimin për të thelluar refoirmat e brendshme që kërkohen, sidomos në drejtim të shtetit ligjor, të drejtave themelore të njeriut, bashkëpounimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjsësisë së mirë.
Në konferencën për shtyp pas takimit, ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos, tha se shpresonte që deri në qershor, Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
Venizelos shtoi se kishte patur një takim zyrtar, siç tha, me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, por nuk dha hollësi të tjera.
Një tjetër pistë e rendësishme e ministeralit të Selanikut, ishte sesioni për konjeksionet në transporte dhe në energji.
Siç bëri të ditur presidenca greke, Komisioni Europian është gati t’u disponojë vendeve të rajonit që ndodhen në proces integrimi, 1 miliardë euro nga Fondi i Para-Anëtarësimit për periudhën 2014-2020.
ANA/MPA