Rokanas takon Meta, fokus në avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë
Gjatë një takimi të mbajtur nga kreu i LSI, Ilir Meta me ambasadorin e ri të Greqisë në Shqipëri, Leonidas Rokanas, shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Ilir Meta u shpreh se është e rëndësishme që të vazhdojë puna për forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë, e ndërkaq, Greqia si vend fqinj por edhe si anëtare e Bashkimit Evropian luan një rol parësor.
Nga ana tjetër, ambasadori Rokanas, tha se misioni i tij do të fokusohet në avancimin e axhendës evropiane të Shqipërisë si dhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.