Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Selanik, takohen ministrat e jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Selanik, takohen ministrat e jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Thursday, 08 May 2014

Selanik, takohen ministrat e jashtëm të BE dhe Ballkanit PerëndimorMinistrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit perëndimor do të takohen të enjten në Selanik, në një takim të organizuar në kuadër të presidencës greke të BE. Takimi do të kryesohet nga nënkryetari i qeverisë greke dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos.

Integrimi europian i vendeve të rajonit, por edhe konjeksionet në sektorët e transporteve dhe të energjisë, do të jenë çështjet kryesore ku do të fokusohen shefat e diplomacive.

Kryeqendra e Greqisë veriore është është i lidhur me “Axhendën e Selanikut” të vitit 2003, ku liderët e BE u shprehën njëzeri atëherë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit perëndimor është në Europën e Bashkuar.

Pikërisht, ecuria e këtyre 11 viteve do të shqyrtohet në sesionin e parë, me temë “2004-2014, dhjetë vjet të zgjerimit dhe integrimit europian të Ballkanit perëndimor”. Në konferencë pritet të shprehet edhe njëherë angazhimi i BE për të ardhmen europiane të rajonit, por edhe angazhimit nga këto vende për të vazhduar rrugën e reformave të kërkuar për integrimin.

Në sesionin e dytë, do të shqyrtohen arritjet dhe mundësitë që ofrohen për krijimin e një qasjeje europiane lidhur me konjeksionet në sektorëte transporteve dhe energjisë, si dhe nevojave për investime në vepra infrastrukturore.

ANA/MPA