Shpallja e bursave të Ministrisë së Jashtme për studime universitare ose pasuniversitare në Greqi
Ambasada e Greqisë në Tiranë njofton në lidhje me shpalljen e bursave, nga Ministria e Jashtme greke, te cilat mund t’u jepen edhe qytetareve shqiptar, per studime (ne nivel universitar, pasuniversitar edhe doktorature), në Institucionet e Larta Arsimore (AEI) dhe Institucione Teknologjike Arsimore (T.E.I.) për vitin akademik 2018-2019.
Afati i dorzimit të aplikimeve nga personat e interesuar, të cilat do të dorzohen pranë Ambasadës së Greqisë në Tiranë, në Konsullatën e Pergjithshmë në Gjirokastër ose në Korcë, skadon më datën 25.7.2018.
Aplikimet nuk do të pranohen, nëse nuk do te jenë të plotësuar ose nëse nuk do të shoqërohen nga dokumentacioni i plotë.
Për më shumë informacion ju lutemi të hapni dosjet e mëposhtme:
Informacione për bursat e studimeve universitare
Aplikimi për bursen e studimeve universitare
Informacione për bursat e studimeve pasuniversitare/ doktorature
Aplikimi për bursat e e studimeve pasuniversitare/ doktorature