Statusi i Shqipërisë në BE, ambasadori grek: Ne votën, ju plotësoni kushtet
Ambasadori grek, Leonidas Rokanas ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e ekonomisë të Universitetit të Korçës.
Në këtë takim me studentët shqiptarë, Leonidas Rokanas ka folur për sfidat e ekonomisë Shqiptare në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Ekonomia është një ndër çështjet kryesore, me të cilën duhet punuar, për të shkuar drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Rokanas.
Ambasadori grek, Leonidas Rokanas ka folur gjithashtu edhe si përfaqësues i presidencës greke të Bashkimit Evropian, duke u shprehur se nuk përfaqësojnë vetëm Greqinë por të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
“Ne nuk përfaqësojmë vetëm grekët, por të të gjitha shetet e Bashkimit Europian. Greqia punon për të zgjeruar hartën e Bashkimit Europian përmes presidencës së radhës së Unionit. Ne jemi koordinatorë të politikave të Bashkimit Europian dhe Unioni ka legjislacion të menjëhershëm e të detyrueshëm për vendet. Greqia ka bërë hapa pozitive në rimëkëmbjen ekonomike, pas recesionit”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Ambasadori Rokanas.