Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Sturnaras: Bankat në greqi dhe në be janë të sigurta

Sturnaras: Bankat në greqi dhe në be janë të sigurta

Friday, 04 April 2014

Giannis Sturnaras

Kënaqësinë e tij për ecurinë e procesit të bashkimit bankar, ka shprehur ministri grek i financave, Janis Sturnaras, në konferencën për shtyp pas përfundimit të ministeralit të ECOFIN në Athinë.

Bankat në Greqi dhe në Bashkimin Europian janë të sigurta, deklaroi Sturnaras, duke nënvizuar se janë bërë hapa shumë të rëndësishëm në drejtim të planit ambicioz të bashkimit bankar dhe se brenda prillit do të jenë gati rregulloret përkatëse për t’u votuar nga Parlamenti Europian dhe në vazhdom do të duhet të ratifikohen nga Këshilli Europian.

I pyetur mbi bankat grek, Sturnaras tha se nga 50 miliardë euro që u dhanë për rikapitalizimin e tyre, janë përdorur faktikisht 25 miliardë për rikapitalizimin e bankave sistemike, 14 miliardë për likuidimin e bankave aty ku ishte e nevojshme dhe se se mbgeten si “jastëk” 11 miliardë të tjera. Nëse do të jetë e nevojshme, këto do të përdoren për reduktimin e borxhit, shtoi Sturnaras.

ANA-MPA/-