Takim Loverdos - Nikolla: Do rishikohen tekstet shkollore
Greqia vazhdon të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Kështu është shprehur ministri grek i Edukimit dhe Çështjeve Fetare, Andreas Loverdos, në takimin e nivelit të lartë të zhvilluar ditën e sotme së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp u theksua se u diskutuan ceshtje te ndryshme te perbashketa ne fushen e arsimit. Nikolla u shpreh se “për herë të parë shkollat e minoritetit grek në Shqipëri janë pajisur me tekste shkollore në gjuhën greke përpara fillimit të vitit shkollor. Gjuha greke gjithashtu është pjesë e provimeve në maturën shtetërore, në respekt të të drejave të minoritetit. Ndërkaq, në buxhetin e 2015 jane parashikuar, sipas Nikollës, projekte e investime në shkolla ku studjojnë nxënës të minoritetit grek”.
Sipas Nikollës, Shqipëria ka një balancë pozitive në arenën ndërkombëtare, si një ndër shtetet e angazhuar në përmbushjen e standarteve ndërkombëtarë dhe respektimit të te drejtave të pakicave, kjo e fundit e evidentuar në raportet ndërkombëtare.
Ndërsa ministri grek i Edukimit dhe Çështjeve Fetare, Andreas Loverdos, tha se Greqia ka mbeshtetur Shqiperinë për anëtarësimin e saj në NATO dhe tanimë edhe në Bashkimin Europian.
Duke theksuar marrëdheniet mes te dy vendeve, ministrja e Arsimit, Nikolla, shtoi se “kam bindjen që ky stad i ri i marrëdhënieve mes dy vendeve tona do të përkthehet në përfitim të aksesit për të dyja palët në arsim dhe sport padyshim. Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë për ne ura të rëndësishme të bashkepunimit midis vendeve tona, e në vecanti bashkepunimi në fushat e arsimit dhe sportit që i konsolidojnë këto ura” .
Ministrin grek tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një kuadër shumë i mirë politik. Duke e ftuar ministren Nikolla në janar të vitit 2015 në Athinë, ai tha se mundësia përt ë diskutuar për cështje të rëndësishme si dhe miratimin ndaj propozimit të teksteve që pala shqiptare ka bërë, është e madhe. Të dy ministrat kanë konstatuar faktin se konsensusi do të jetë në qëndër të vëmendjes në marrëdhëniet dypalëshe.
Nga ana tjetër, sot u riaktivizua edhe komisioni i përbashkët për studimin e paraqitjes së teksteve shkollore në fushën e historisë, gjeografisë, kulturës dhe ekonomisë, bazuar në parimet e UNESCO dhe Këshilli Europës.