Tiranë, shenjtërohet katedralja Ngjallja e Krishtit
Është zhvilluar në Tiranë ceremonia e shenjtërimit të kishës së re katedrale Ngjallja e Krishtit, nga patriarku Ekumenik Bartholemeos, me pjesëmarrjen e primatëve të Jerusalemit Theofilos, Serbisë Irineu, Rumanisë Daniil, dhe të kryepeshkopëve të Qipros Hrysostomos, të Athinës Ieronimos, të Varshavës Savva dhe Tiranës, Anastas.
Bashkë me ta meshuan edhe përfaqësuesit e nga patrikanat e Aleksandrisë, Antiokisë, Moskës, Bullgarisë dhe Gjeorgjisë.
Në veprimtaritë festive asistuan presidenti i republikës Bujar Nishani, kryetari i parlamentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, të cilët, të hënën paradite, do të presin zyrtarisht të ftuarit ortodoksë.
ANA-MPA