Toponimet, ambasadori grek: Ka vullnet të mirë për të gjetur shpejt një zgjidhje
Ambasadori grek, Leonidas Rokanas ishte sot në Gjirokastër për të vizituar krahina të banura prej minoritetit grek në Dropull e Pogon ambasadori grek ku zhvilloi takime me krerë lokale me të cilët ndau interesin e tij dhe të Greqisë për shkëmbime të mëtejshme në fushën e turizmit, kulturës dhe sektorin akademik.
Duke komentuar çështjen e toponimeve Rokanas tha se ka gjetur vullnet të mjaftueshëm tek pala shqiptare që mund t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.
“Ne kemi aktualisht një nivel të shkëlqyer marrëdhëniesh. Shkëmbimet e vizitave të fundit në nivele shumë të larta dhe dialogu i hapur mbi shumë çështje përfshi edhe atë të toponimeve na bëjnë ne optimist se ekziston vullnet për ta zgjidhur. Popujt tanë ndajnë një miqësi dhe marrëdhënie historike vëllazërore që reflektohet lehtësisht në çështjet e përditshme. Komuniteti shqiptar në Greqi dhe ai grek në Shqipëri janë ura bashkëpunimi që gjithnjë kanë qenë faktorë”, tha Rokanas.
Duke folur për marrjen e statusit të vendit kandidat i shumëdiskutuar për Shqipërinë Rokanas u shpreh se shpreson që kjo të ndodhë gjatë presidencës greke pasi Shqipëria sipas tij gjendet në rrugën e duhur.