Tryeze e rrumbullaket mbi investimet greke ne Shqiperi, me pjesemarrjen e Kryeministrit z. Rama
Takimi që Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama zhvilloi me Biznesin Grek në Shqipëri, e organizuar nga Zyra Tregtare e Ambasadës së Greqisë në Tiranë, nën kujdesin e Ambasadorit z. Leonidas Rokanas, pati jehonë të gjerë në mbarë median shqiptare dhe greke. Ballafaqime të tilla mes qeverisë dhe biznesit, si dy aktorë të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë së një vendi, janë padyshim elementët kryesorë prej nga ku dalin përherë zgjidhje.
Ministrat e pranishëm në këtë takim, ai i Ekonomisë z. Arben Ahmetaj, i Energjisë z. Damjan Gjiknuri dhe i Transporteve z. Edmond Haxhinasto, u treguan mjaft të interesuar për të nxitur investimet e huaja direkte në Shqipëri, veçanërisht ato greke, si dy vende fqinje, por edhe për faktin se akrualisht ato janë biznese mjaft të rëndësishme që kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke patur rol kyç në progresin që vendi ka patur në sektorë të ndryshëm si ai bankar, telefonisë mobile, mjekësor, ndërtim, etj.