Venizelos në konferencën për Ballkanin Perëndimor
Prioritetet e presidencës greke lidhur me procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të prezantojë të martën në Vjenë, nënkryetari i qeverisë dhe ministri i jashtëm, Evangelos Venizelos, në një konferencë të organizuar nga ministria e jashtme austriake.
Pas përfundimit të punimeve, Venizelos do të japë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrat e jashtëm të Austrisë dhe të Italisë, vend që pason Greqinë në presidencën e BE.
Në konferencë pritet të marrin pjesë ministrat e jashtëm të dhjetë vendeve të Ballkanit, komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle dhe nënpresidentja e Bankës Botërore, Lora Tak.
ANA/MPA