Vizitë pune e Ambasadorit të Greqisë në Tiranë z L. Rokanas në Bashkitë e reja të Himarës dhe Delvinës, në dt. 6 deri 8 Prill 2016
Në vazhdim të vizitave të Ambasadorit të Greqisë në Tiranë, z L. Rokanas në Bashkitë e tjera të Shqipërisë së Jugut, z Ambasador, i shoqëruar nga Sekretari B’ i Ambasadës z Ant. Papamali dhe Këshilltaren e Komunikimit znj M. Servixoglou, realizoi një vizitë pune në Himarë dhe Delvinë, nga dt 6 deri 8 Prill, gjatë së cilës u takua me Kryetarët e rinj të Bashkive si dhe me subjekte lokalë dhe të Minoritetit. Gjatë takimeve, një rëndësi e veçantë iu kushtua çështjeve arsimore.
Më 6 Prill 2016 , Ambasadori i Greqisë vizitoi Bashkinë e Himarës, ku u takua me Drejtorin dhe personelin mësimdhënës të Shkollës OMIROS në Himarë, me qëllin diskutimin e çështjeve arsimore dhe gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme. Në vazhdim u takua me kuadro të OMONIA-s , Dega Himarë, në të cilin ishin prezent Kryetari dhe ish kandidati për Kryetar Bashkie në Himarë z Fredi Bejleri dhe Kryetari i Përgjithshëm i ‘’ DEEM – OMONIA ‘’ z Leonidha Papa. U diskutua në lidhje me vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet Minoriteti Grek.
Më 7 Prill z Ambasador vizitoi Bashkinë e Himarës, ku u takua me Kryetarin e Bashkisë z Jorgo Goro, që vjen nga rradhët e homogjenëve, dhe u informua për çështje të arsimimit, të pronave dhe të furnizimit me energji elektrike. Në vazhdim u realizua një takim me një pjesëmarrje të gjërë të banorëve të Himarës, ku prezentë ishin Kryetari i PBDNJ z Vangjel Dule dhe Kryetari i Përgjithshëm i OMONIA-s z Leonidha Papa. Në fillim Ambasadori i informoi për takimet me udhëheqjen e Pushtetit Vendor, ndërkohë që e vuri theksin tek rëndësia që ka mbështetja dhe bashkëpunimi me komunitetin e homogjenëve. Në vazhdim, anëtarë të Minoritetit Etnik Grek të Himarës patën rastin të flasin gjerësisht për vështirësitë dhe për problemet me të cilat ndeshen. Në fund, Ambasadori i informoi në lidhje me zhvillimet respektive dhe për përpjekjet e Ambasadës dhe të Ministrive Greke të linjës. Gjatë takimit, nga ana e Degës së OMONIA-s Himarë, z Ambasador iu akordua çertifikatë nderi për të gjithë kontributin dhe veprën e tij.
Po atë ditë, z Ambasador vizitoi Lukovën ku u takua me Kryetarin e fshatit z Niqifor Buci dhe banorë të tij. Takimi i fundit i Ambasadorit u zhvillua në fshatin Shën Vasil, ku u takua me Kryetarin Kiço Vllasi dhe anëtarë të Minoritetit Etnik Grek të zonës.
Gjatë ditës së fundit të turneut të z Ambasador në Bashkitë e reja të Shqipërisë së Jugut, më 8 Prill, u realizua një takim me pjesëmarrje të gjerë subjektesh nga Minoriteti dhe nga institucionet, në Zyrat e OMONIA-s në Sarandë, ku u diksutuan çështje të arsimit. Konkretisht, mirrnin pjesë : Kryetari i Përgjithshëm i OMONIA-s z Leonidha Papa, Kryetari i partisë MEGA z Kristaq Kiço, drejtuesi i Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Greke në Universitetin e Gjirokastrës z Panajot Barka, Koordinatori i Arsimit z Vasilis Sotirudhas, Deputetit i LSI z Vangjel Tavo, Deputetit i PS z Andrea Marto, Deputeti i PS z Anastas Angjeli, Kryetari i Bashkisë së Finiqit z Leonidha Kristo dhe Kryetari i Bashkisë Dropull, z Ahilea Deçka.
Në vazhdim z Ambasador pati një takim me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës z Rigers Balili, gjatë të cilit diskutimi u fokusua në përspektivat e zhvillimit ekonomik dhe turistik të zonës. Vijoi një takim i z Ambasador me Nënprefektin e Delvinës z Vasil Arbaçi, i pari anëtar i Minoritetit Grek që merr një post të tillë, me qëllim që të informohet për problemet e atij rajoni, në të cilin jeton një pjesë e rëndësishme e Minoritetit Grek.
Gjatë të gjitha takimeve dhe kontakteve të Ambasadorit të Greqisë z Leonidhas Rokanas, ku ishin prezentë Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës z Vasilios Tolios, Kryetari i PBDNJ z Vangjel Dule dhe Kryetari i OMONIA-s z Leonidha Papa, u diskutuan çështje organizative të OMONIA-s, çështje që kanë të bëjnë me arsimimin në gjuhën greke, me pronat dhe statusin e tyre në brigjet e Jonit, një çështje që ka njohur përmasa në të gjithë Shqipërinë, si dhe çështje që janë në juridiksionin e Konsullatës së Gjirokastrës.
Në takimet me përfaqësues të Pushtetit Vendor, të dy palët ishin të një mendimi mbi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve, të cilët kanë histori dhe tradita të lashta. Në këtë kuadër, u theksua nevoja e avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë. Një formë konkrete bashkëpunimi, e cila u vu në dukje gjatë takimeve, është dhe Programi i BE-së për Bashkëpunimin Ndërkufitar.
Vizita e z Ambasador u realizua në kuadrin e takimeve pas zgjedhjeve vendore në Bashkitë e reja që u krijuan nga ndarja administrative dhe territoriale. Ambasadori z Rokanas, pasi u njoh nga të pranishmit, anëtarë të Minoritetit Etnik Grek, me kërkesat dhe rivendikimet, ritheksoi se Greqia, pavarësisht krizës ekonomike dhe krizës së refugjatëve, mbetet investuesi i parë ekonomik dhe partneri i dytë tregëtar i Shqipërisë. Informoi në lidhje me zhvillimet më të fundit dhe qëndrimet e Greqisë përsa i përket çështjes së refugjatëve dhe të emigrantëve, por edhe për ecurinë e negociatave me përfaqësuesit e kreditorëve për vlerësimin e programit grek. Greqia mbështet në shumë mënyra Shqipërinë, si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe e ndihmon në përpjekjet e saj për plotësimin e kritereve, ku kryesoret janë reforma në drejtësi dhe pronat.