Zëdhënësi i MPJ-së Greke në Lidhje me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstantinos Koutras, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me përmbajtjen e raporti të Komisionit Europian për shqipërin deklaroi si më poshtë:
“Raporti i Komisionit Europian për shqipërinë vlerëson pozitivisht përpjekjet reformuese në fusha të rëndësishme, pak kohë para marrjes së vendimit të ardhshëm të Keshillit të BE-së për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kanditat.
Greqia është shprehur tashmë pro dhënjes së statusit që prej dhjetorit 2013, kur çështja u diskutua për here të pare në Këshill Europian. Greqia vazhdon të besojë se shqipërija ka shfaqur rezultate të prekshme dhe ka treguar vullnet politik për promovimin e reformave të caktuara substanciale në kuadër të rrugës së saj drejtë Europës.
Si Presidente e Këshillit, Greqia, në kuadër të rolit të saj institucional, do kërkojë të arrijë konsensusin e shteteve-anëtarë të BE-së për ti dhënë statusin e vendit kanditat Shqipërisë”.