Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Seksionet e Ambasadës arrow Zyra e çështjeve ekonomike dhe tregtare

Zyra e çështjeve ekonomike dhe tregtare

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke në Tiranë është përgjegjëse për përkrahjen e interesave ekonomike dhe tregtare greke dhe nxitjen e përhapjes drejt tregjeve të jashtme të sipërmarrjeve greke përmes informimit në kohë dhe të besueshëm për tregun e brendshëm.

Më konkretisht, Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare:

I përgjigjet kërkesave të sipërmarrjeve greke, përmes postës elektronike, duke  siguruar informim të specializuar sipërmarrjeje për tregun shqiptar.

Publikon buletin mujor informimi me informacion të rëndësishëm me interes                 financiar, tregtar, dhe të sipërmarrjes.

Ofron shërbime të integruara informimi të sipërmarrjes, përmes portalit www.agora.mfa.gr, tek i cili postohen:

o Guida sipërmarrjeje

o Raporte Vjetore

o Program vjetor të Panaireve më të rëndësishme

o Adresa të vlefshme

o Kërkime tregu produktesh dhe shërbimesh

o Informacion mbi mjedisin ekonomik, marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare, mundësi sipërmarrjeje për aktivitet apo investim

o Buletine mujore informimi

Ofrohet gjithashtu, mundësia e regjistrimit në buletin elektronik të informimit të personalizuar «Newsletter», në baza ditore, javore ose mujore. Ndjek dhe analizon situatën e përgjithshme ekonomike dhe zhvillimet ekonomike në Shqipëri, studion prodhimin, tregtinë e jashtme dhe transaksionet ndërkombëtare të Shqipërisë, në lidhje me prodhimin dhe tregtinë e jashtme të Greqisë, ndjek vazhdimisht dhe në mënyrë metodike tregun shqiptar, me qëllim që të shfrytëzohen  sa më mirë të jetë e mundshme mundësitë e promovimit të produkteve greke.

Kontribuon në rrjetëzimin e sipërmarrjeve greke në Shqipëri, me organizimin e konferencave dhe forumeve të sipërmarrjes, mbështetjen e misioneve të sipërmarrjeve, organizimin e takimeve të sipërmarrjeve B2B

Merr pjesë në evente informimi të cilat organizohen nga institucione të veçanta, dhoma tregtie, ose institucione të tjera në Greqi, me qëllim ofrimin e informimit për tregun shqiptar dhe të mundësive të aktivizimit të sipërmarrësve Grek.

Organizon evente të karakterit ekonomik (konferenca, simpoziume dhe seminare) me qëllim promovimin e mundësive dhe të perspektivave të ekonomisë greke, zhvillimin e formave bashkëkohore të investimeve, transferimit të teknologjisë dhe bashkëpunimit sipërmarrës dhe zhvillimin e marrëdhënieve sipërmarrëse në Shqipëri.

Mban komunikim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm dhe nxit zhvillimin e partneriteteve me institucione lokale qeveritare dhe private.

Kontribuon në promovimin e kuadrit institucional për promovimin e bashkëpunimit bilateral ekonomik dhe tregtar.

Ndërhyn tek Autoritetet kompetente lokale në rastet, kur sipërmarrjet greke përballen me probleme në aktivitetet e tyre jashtë vendit.

Ndërrmer çdo përpjekje për të nxitur investimet greke jashtë vendit dhe siguron çdo lehtësim të mundshëm për të tërhequr investimet e huaja në Greqi.

Kontribuon në formimin e shoqatave dhe grupeve mbështetëse të interesave ekonomike greke dhe promovimin e bashkëpunimit sipërmarrës midis kompanive greke dhe shqiptare.

Ndërmerr masat e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale të sipërmarrjeve dhe individëve greke.

Në bashkëpunim me delegacionin e BE-së këtu dhe me Këshilltarët e akreditur Ekonomik dhe Tregtar të Shteteve të tjera anëtare të BE-së, monitoron përshtatjen e Shqipërisë me legjislacionin e BE-së dhe ndihmon me rekomandime dhe vërejtje, që dalin nga veprimtaria e sipërmarrjve greke në tregu shqiptar, në perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë.

Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke nëTiranë, siç gjithë Zyrat e tjera të Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare të Ministrisë së Jashtme, funksionon me Sistem Menaxhimi të Cilësisë, në përputhje me standartin EN  ISO 9001:2008.

Portali elektronik i Zyrës së Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare është :

http://www.agora.mfa.gr/en/offices-of-economic-and-commercial-affairs

Drejtuesja e Zyrës

z. Marios BELIBASSAKIS
Këshilltar i Parë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare

z. Efthymios MASOURAS
Sekretar i Dytë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare

znj. Vassiliki AGORITSA
Sekretare e Tretë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare

Personel vendas

Znj. Alma Marko

Τelefon: +3554 2228980, 2247323, 2247324

Faks: +3554 2228979

Email:

Perditesuar per here te fundit Thursday, 09 November 2023